Kujdes: Ne Kosove nga COVID-19 mund te perken mijera persona

Ne Kosove mund te kete potencialisht 100,000 te prekur nga COVID-19 – nese nuk jemi te vemendshem. Kjo mund te perkthehet ne numer te madh te viktimave. Qeveria dhe sistemi i shendetesise, edhe pse te rendesishme, nuk do mund te na shpetojne. Duhet pergatitje, dicipline dhe lufte personale. Kujdes familjar. Iluzioni qe Kosova nuk preket nga pandemia ka demtuar situaten kolektive dhe duhet te ndryshoj ne pergatitje emergjente.

Nga Shenoll Muharremi

Sot u kofirmuan 2 rastet e para te prekur me Corona Virus, i njohur si COVID-19. Por eksperienca nga Korea e Jugut, vend shume i zhvilluar me sistem eficient te qeverisjes dhe shendetesise, ka treguar se ka nje relacion mes numrit te identifikuar te rasteve zyrtare dhe numrit te testeve te bera.

Korea e Jugut ka bere 230,000 testime deri me tani, ndersa mes tjerash kryen edhe testime ne rruge per makinat qe jane duke ngasur (drive through testing). Nga keto teste, pozitive kane rezultuar 7,800 persona ndersa deri me tani ka 60 viktima. Pra jane bere per 224 qytetare nga nje test.

Ne Kosove numri i testeve zyrtare deri me sot eshte me pak se 100 (82 sipas mediave ne vend), cka to te thote deri me tani jane bere per 21,951 persona vetem nje test. Nese do te krahasoheshim me Koren e Jugut, ne do te duhet t’i zhvillonim 8,038 teste deri me tani. Ne kete scenario, krahasuar me Korene e Jugut, kemi zhvilluar teste me perqindje per vetem 1% te numrit te pergjithshem te qytetareve. Mund te jete qe per kete arsye kemi pasur vonesa ne identifikim te COVID-19 deri me sot.

Kjo pra eshte areysja pse Kosova ‘ka’ zyrtarisht numer kaq te vogel te te infektuareve. Realiteti duhet te jete shume me ndryshe, fatkeqsisht.   Kosova, edhepse e izoluar, nuk jeton ne nje planet tjeter. Levizjet me Shqiperi, Itali, Gjermani, France, Zvicer e Turqi kane qene te ngjeshura.

Argumenti dhe diskursi  deri me tani qe Kosova nuk ka pasur raste te COVID-19 ka qene shume i demshem dhe tejet i gabuar per shkak se shumica e njerzve nuk e kane kuptuar seriozisht kete kercnim dhe nuk kane qene serioz ne ndermarrjen e masave parandaluese.  Moskujdesi dhe kontakti mes njerezve jane shkaktaret kryesor te perhapjes se virusit.

Qeveria e Kosoves ka vepruar mire kur ka vendosur masat parandaluese perfshi mbylljen e shkollave dhe kontrollin e kufinjeve, fluturimeve etj. Megjithate, ne duhet shume pune per te bere per te kontrolluar perhapjen e virusit brenda vendit. Perkunder Izolimi Social, qe shumica nuk po e ndermarrin vullnetarisht, ne jemi te rezikuar thujase ne cdo hap e levizje qe bejm.

Fillimisht kur zgjohemi ne mengjez nese ndalemi te blejm buke dhe kafe, ne rezikohemi nga shitesit e dyqaneve te cilet kan ardhur ne pune kryesisht me transport publik dhe kane pasur kontakt me shume njerez perfshi monedhave – qe mund te jene perhapesit me te vrazhde.

Gjithashtu buken qe e blejme, edhepse ipet nga shitesit e sjellshem me doreza, ato doreza tashme kan prekur shume monedha dhe kan pasur kontakt me shume persona qe tashme mund ta kene bartur virusin.

Probabiliteti per tu infektuar nga thujase cdo levizje qe bejme gjate dites eshte maksimal. Dhe infektimi, ne sitauten dhe rrethanat e Kosoves, do jete i larte. Sic shifet ne nuk do jemi ne gjendje t’i ndermarrim masat shume detajuara per te parandaluar dhe kontrolluar perhapjen, andaj, edhe numri i te infektuareve mund te arrij deri ne 10% te qytetareve.

Kjo per shkak se ai personi qe ka blere buke ne mengjez gjate dites ka infektuar gjithe familjen, njerzit ne pune, ata qe perdorin transportin publik e deri tek ata qe vizitojne kafenete dhe restorantet. Kjo per shkak se ai kamarieri i dashur ka pastruar me nje ‘trolleks’ gjitha tavolinat…

Zakonisht kur po flasim per masat parandaluese, ne familje dhe  shoqeri apo ne dyqane, po na pergjigjen ‘ska nevoje per frige’ .. ‘sic e ka shkru ai larte, ashtu behet’. Kjo dmth qe vetedija jone eshte minimale, andaj, edhe goditja nga virusi do jete e tille.

Paniku dhe frika tek do te ndodhin. Kur dita dites te konfirmohen mbi 100 raste dhe kur spitalet tona, jo vetem qe do mund te jene burime te infekcionit, por edhe nuk do kene me vende per te pranuar e sistemuar personat e prekur. Kufinjet do jene te mbyllur. .. ndersa kontakti me familje (se ske ku shkon tjeter) do kete efekte te cka quhet perhapjes eksponenciale te virusit ne Kosove.

Nga rreth 100,000 qe do mund te preken nga ky virus – pak a shume dmth qe shumica e familjeve do kete nje anetar te infektuar. Krahasuar me mesataren boterore te fatalitetit qe eshte 3.4% sipas Organizates Boterore te Shendetesise, tek ne per shkak te kapaciteteve te kufizuara qe kemi numri i viktimave mund te jete me perqindje me te larte dhe te arrije 5,000.

Pra diskursi dhe casja qe ‘Kosoven nuk e kap virusi’ ‘Si e ka shkruar ai larte’ apo mos te kuptuarit seriozisht te rrezikut qe kemi perpara dmth humbje e nje anetari te familjes secili nga ne. Andaj, mos te behemi te krisur, por t’i pastrojme duart me sapun mire dhe gjate disa here ne dite dhe pas cdo kontakti dhe prekje me potencial  infektimi.  

Te shmangim kontaktin me njerez maksimalisht. Izolimi Social eshte nje nder veprimet me te duhura, te kemi durim. Me mire eshte te ndihemi keq tani ne izolim derisa kontrollohet perhapja, sesa neser te vajtojme ma te afermin e familjes.

Mos e prekni gojen, huden dhe syte me duar. Personalisht prejse po e evitoj kete akt, edhe me shume me atrakton te beje nje gje te tille, por duhet te mesohemi dhe trajnohemi me kete.

Mos u pershendetni me duar dhe mos u perqafoni apo putheni per pershendetje. Kuptohet qe vet instikti per kete eshte veshtire te shmanget per shkak se ne tere jeten kemi trajnuar trurin per te bere nje gje te tille, por duhet te jemi te diciplinuar per te miren personale, te familjes dhe te miren e pergjithshme.

Ky moment kerkon sakrifica nga te gjithe. Mos pritni qe vetem qeveria apo institucionet te ndermarrin masa dhe te na shpetojne. Qeveria e cila padyshim ka nje rol dhe mandat shume te rendesishem nuk mund te na shpetoj. Ne duhet te kujdesemi vet per vehten, per familjen dhe per shoqerine qe kete sfide ta tejkalojme me sa me pak humbje.

Kjo do jete nje ‘lufte’ dicipline, nervash dhe truri. Pa vetedijsim dhe edukim te larte personal dhe shoqeror nuk do mund te evitojme me te keqen. Gjithashtu duhet te pergatitemi per nje ‘lufte’ me te gjate sesa qe mendohet.

Kjo pra mund te zgjate sic tha Kryeministri Loong i Singapurit mbi 12 muaj. Ai duhet folur per efektet shendetsore, ekonomike dhe psikologjike te COVID-19, ka paralajmeruar dhe pergatitur qytetaret e vet duke pohuar se situata e jashtezakonshme do te zgjate mbi nje vit.

Ne duhet te fillojme te mesohemi te vazhdojme jeten, punen, shkollen, kopshtin, udhetimet…. gjithe jeten me masa te shtuara dhe shume te vetedijsuar. Mobiliteti, apo adaptimi ne rrethana te reja do jete nje nder gjerat me te rendesishme per njerzit.

Duhet te mesohemi si te bejme dhe vazhdojme punen ne distance.. Si te funksonojne shkollat dhe spitalet me masa te rrepta higjienike dhe dezinfektime instante.

Ky moment kerkon kurojo por edhe inovacion. Ne duhet te adaptohemi ne realitet te ri deri ne nje ‘njoftim’ tjeter. Kjo mbase nuk eshte sfida as e para as e fundit e njerzimit. Me te pergatiturit e me te kujdesshmit do e tejkalojne me lehte.